Peja ka reaguar fuqishëm në gjysmëfinalen e dytë të play-off-it, duke e mposhtur Lubotenin me rezultat 0:3 (21:25, 21:25, 22:25 dhe duke e barazuar serinë në 1:1 te gjysmëfinales së play-off-it të elitës së volejbollit të Kosovës.
Pas humbjes në ndeshjen e parë me rezultat 1:3, skuadra pejane këtë herë u shfaq më e vendosur dhe më e organizuar në të gjitha repartet e lojës.
Seti i parë ishte i baraspeshuar deri në mesin e tij, por Peja arriti të shkëputet në pikët vendimtare për ta fituar 21-25.
Në setin e dytë, mysafirët ruajtën ritmin dhe kontrollin e lojës, duke e administruar epërsinë për rezultatin 21-25.
Edhe seti i tretë solli rivalitet të fortë, me Lubotenin që tentoi rikthimin, por Peja ruajti qetësinë dhe e mbylli ndeshjen me 22-25.
Me këtë fitore, Peja barazon serinë e gjysmëfinaleve në 1-1, ndërsa akti i tretë do të përcaktojë finalistin e këtij dueli.
Ndeshja vendimtare do të zhvillohet në Pejë, pasi skuadra verdhezi ka përparësinë e terrenit vendas.