Fer Volley në finale

Volejboll

Fer Volley në finale

Më: 19 prill 2026 Në ora: 23:08
Fer Volley

Klubi i volejbollit Fer Volley nga Ferizaj ka siguruar kualifikimin në finalen e Play-Off-it, pas një fitoreje bindëse në udhëtim ndaj Skenderajt me rezultat 0:3 (13:25, 12:25, 17:25).

Skuadra nga Ferizaj dominoi plotësisht takimin, duke kontrolluar çdo set dhe duke mos lënë hapësirë për befasi nga vendasit.

Fer Volley kishte krijuar epërsi që në ndeshjen e parë të fituar në Ferizaj, ndërsa me fitoren e dytë në Skenderaj vulosi pa dilema kualifikimin në finale.

Me këtë sukses, Fer Volley rikthehet në finalen e Play-Off-it, duke synuar sërish titullin e kampionit dhe duke konfirmuar formën e lartë në momentet vendimtare të kampionatit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat