Ferizaj në finale

Volejboll

Ferizaj në finale

Më: 22 prill 2026 Në ora: 20:33
Ferizaj

Klubi i volejbollit Ferizaj ka siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it, pasi në ndeshjen e tretë dhe vendimtare të gjysmëfinales mposhti Dritën me rezultat 3:1 (25:22, 19: 25, 25:16, 25:18).

Pas një dueli të fortë në dy setet e para, ku skuadrat ndanë nga një fitore, Ferizaj mori kontrollin e plotë të lojës në vazhdim, duke dominuar në setin e tretë dhe duke e menaxhuar me qetësi epërsinë në setin e katërt për ta mbyllur takimin.

Me këtë fitore, Ferizaj siguron finalen dhe tashmë pret fituesin e gjysmëfinales tjetër mes Peja dhe Luboteni, për të mësuar kundërshtarin në garën për titullin e kampionit.

Ferizaj synon të mbrojë titullin e kampionit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat