Luboteni hesht pejanët 

Volejboll

Luboteni hesht pejanët 

Më: 23 prill 2026 Në ora: 22:59
Klubi i volejbollit Luboteni

Klubi i volejbollit Luboteni nga Ferizaj ka siguruar kualifikimin në finalen e play-off-it, pasi mposhti Pejën në udhëtim me rezultat 0:3 (21:25, 21:25, 19:25, në ndeshjen vendimtare të gjysmëfinales.

Skuadra nga Ferizaj dominoi në të gjitha aspektet e lojës, duke kontrolluar çdo set dhe duke mos i lënë hapësirë kundërshtarit për rikthim.

Me këtë fitore, Luboteni vulos finalen dhe do të përballet me Ferizaj, duke sjellë një tjetër finale tërësisht ferizajase në luftën për titullin e kampionit.

Luboteni synon titullin e kampionit të Kosovës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat