Garat përfundimtare të Play-Off-it në konkurrencën e meshkujve U18 zhvillohen këtë të shtunë, më 25 prill 2026, duke filluar nga ora 12:00, në sallën e Fakultetit të Kulturës Fizike në Prishtinë.
Në këtë fazë finale do të përballen katër ekipet më të mira të Superligës A: klubi i volejbollit Drita, GE Theranda,
Ferizaj dhe Vëllaznimi, të cilat do të luftojnë për titullin kampion në këtë kategori.
Programi i ndeshjeve:
E shtunë, 25 prill 2026
Drita – Vëllaznimi, ora 12:00
Theranda – Ferizaj, ora 13:30
Finalja, ora 15:00
Pritet një ditë e mbushur me volejboll cilësor dhe emocione, ku talentet e rinj do të tregojnë potencialin dhe përkushtimin e tyre në parket.