Lufta për titull vazhdon në finalen e tretë të Play-Off 2026 në konkurrencën e femrave!
Pas dy ndeshjeve të para dhe me serinë e barazuar 1:1, gjithçka mbetet e hapur mes klubit të volejbollit Fer Volley dhe KVF Ferizaj, në një përballje që pritet të sjellë emocion, rivalitet dhe volejboll të nivelit më të lartë.
Të dy skuadrat kërkojnë epërsinë në seri dhe një hap shumë të madh drejt titullit kampion, në duelin që premton atmosferë të zjarrtë në palestrën “Bill Clinton”.
Finalja e tretë
Palestra “Bill Clinton” – Ferizaj
Sot, 18:00