Partizani U19 shpallet kampion i Shqipërisë

Volejboll

Partizani U19 shpallet kampion i Shqipërisë

Më: 1 maj 2026 Në ora: 19:47
Partizani U19

Partizani U19 është shpallur kampion i Shqipërisë pas përfundimit të serisë finale ndaj Farka Volley.

Në takimin e kthimit, të zhvilluar në palestrën e Farkës, Partizani fitoi me rezultatin 3-0. Ndeshja e parë ishte fituar nga Partizani gjithashtu.

Në përfundim të takimit u zhvillua ceremonia e ndarjes së medaljeve dhe trofeut.

Ato iu dorëzuan ekipit dhe stafit teknik nga sekretari i Federatës Shqiptare të Volejbollit, z.Ervis Dosti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat