Fer Volley - një fitore larg titullit të kampionit! Ferizaj për hakmarrje 

Volejboll

Fer Volley - një fitore larg titullit të kampionit! Ferizaj për hakmarrje 

Më: 2 maj 2026 Në ora: 15:34
Fer Volley

Të dielën (18.00) në palestrën “Bill Clinton” në Ferizaj zhvillohet ndeshja e katërt e serisë finale mes KVF Ferizaj dhe Fer Volley, një duel që pritet të sjellë tjetër spektakël volejbolli.

Pas tri ndeshjeve të para, epërsinë në seri e ka Fer Volley me rezultat 2:1.

Në përballjen e parë triumfoi Fer Volley me 3:1, Ferizaj reagoi në ndeshjen e dytë me fitore dramatike 3:2, ndërsa finalja e tretë sërish i takoi Fer Volleyt me rezultat të pastër 3:0.

Tashmë Fer Volley është vetëm një fitore larg titullit të kampionit, ndërsa Ferizaj kërkon barazimin e serisë dhe ta çojë garën në ndeshjen e pestë vendimtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat