Të dielën (20.00), në palestrën “Bill Clinton”, zhvillohet finalja e tretë e meshkujve mes Ferizaj dhe Luboteni.
Seria finale deri më tani ka qenë në dominim të Ferizajt, që ka fituar dy ndeshjet e para.
Fillimisht me rezultat 3:1, ndërsa më pas me fitore bindëse 0:3 si “mysafir” ndaj Lubotenit.
Ferizaj hyn në këtë duel me mundësinë për ta mbyllur serinë dhe për t’u shpallur kampion, ndërsa Luboteni kërkon reagimin për ta mbajtur gjallë finalen.