KV Ferizaj i drejtohet kapitenit...

Volejboll

KV Ferizaj i drejtohet kapitenit...

Nga: K.G. Më: 5 maj 2026 Në ora: 12:11
urim Rexhepi

Klubi i volejbollit Ferizaj, kampion i ri Kosovës, ka disa fjalë për volejbollistin Durim Rexhepi.

Volejbollisti nuk do të jetë pjesë e klubit kampion.

Nga ana tjetër, drejtuesit e kolektivit shprehin mirënjohjen për kapitenin.   

“Faleminderit kapiten, Durim Rexhepi.

KV Ferizaj dëshiron të shprehë mirënjohjen më të sinqertë për kapitenin tonë legjendar, Durim Rexhepi, për gjithë kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë ndër vite për klubin tonë. 

Durimi ka qenë gjithmonë një shembull i vërtetë për përkushtim, disiplinë dhe profesionalizëm – një lojtar për t’u marrë shembull brenda dhe jashtë fushës.

Falë angazhimit dhe lidershipit të tij, së bashku kemi arritur suksese të mëdha, kemi fituar trofe të rëndësishëm dhe kemi përfaqësuar klubin tonë me dinjitet në garat ndërkombëtare. 

Jemi jashtëzakonisht mirënjohës për gjithçka që ka dhënë për KV Ferizaj dhe krenarë për rrugëtimin e përbashkët. 

Suksese në rrugëtimin tënd të mëtejmë! Ferizaj do të jetë gjithmonë shtëpia jote”, thuhet nga klubi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat