Klubi i volejbollit Ferizaj është përforcuar me lojtaren shtatlarte, Erta Neziri.
Ferizaj mbetet pa trofe, por jo edhe pa përforcim.
Ajo është e gjatë 192 centimetra dhe është prej përforcimeve që vlerësohet cilësore për edicionin e ri.
‘Rrugëtimin e saj në volejboll e ka nisur tek KV Prishtina e Re, ku ka luajtur nga viti 2018 deri në vitin 2021. Nga viti 2021 deri në vitin 2024 ishte pjesë e KV Fushë Kosova, ndërsa gjatë sezoneve 2024–2026 përfaqësoi KV Skenderaj.
Gjatë viteve ka qenë pjesë e Kombëtares së Kosovës në Volejboll në kategori të ndryshme dhe aktualisht është lojtare e Kombëtares A.
Si lojtare në pozitën e qendrës, karakterizohet nga blloku i fortë, timingu i saktë në rrjetë, reagimet e shpejta dhe loja agresive në aksionet e para.
E përkushtuar ndaj disiplinës, energjisë pozitive dhe dhënies së kontributit maksimal për ekipin, si brenda ashtu edhe jashtë fushës”, thuhet në njoftimin e klubit.