Klubi i volejbollit Drita ka bërë të ditur se Erind Qalaj i mbetet besnik klubit edhe për edicionin 2026-2027.
Drita ka ambicie të mëdha në edicionin e ri, përveç që synon të ruajë skeletin e volejbollistëve, edhe të përforcohet në ndonjë repart.
“Erind Qalaj vazhdon si bardh e kaltër.
Me kënaqësi ju njoftojmë se lojtari ynë, Erind Qalaj, do të vazhdojë të jetë pjesë e klubit edhe për sezonin 2026/27.
Me energjinë, përkushtimin dhe shpirtin luftarak që e karakterizon, Erindi ka qenë një element i rëndësishëm i ekipit tonë dhe një shembull i vërtetë i besnikërisë ndaj fanellës.
Jemi të bindur se ai do të vazhdojë të japë maksimumin në çdo ndeshje dhe të kontribuojë në arritjen e objektivave tona”, njofton KV Drita.