Kombëtarja A e Kosovës në volejboll ka nisur zyrtarisht grumbullimin dhe fazën përgatitore në Skenderaj, në prag të sfidave që e presin gjatë muajit qershor në CEV Volleyball European League 2026.
Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe stafit ndihmës Ylli Kadriu e Vlora Berisha, sot janë zhvilluar takimet dhe stërvitjet e para me fokus në rritjen e performancës së ekipit tonë kombëtar te vajzat, harmonizimin e grupit dhe përgatitjen taktike për duelet ndërkombëtare.
Atmosfera pozitive dhe angazhimi i lojtareve kanë karakterizuar ditën e parë të grumbullimit, derisa stafi teknik do të vazhdojë me intensitet maksimal fazën përgatitore në ditët në vijim.
Kalendarin i ndeshjeve:
06/06/2026 | 17:00
Kosova – Spanja
07/06/2026 | 17:00
Bosnja dhe Hercegovina – Kosova
12/06/2026 | 20:00
Kosova – Greqia
14/06/2026 | 20:00
Portugalia – Kosova
19/06/2026 | 17:00
Mali i Zi – Kosova
21/06/2026 | 17:00
Kosova – Hungaria