Buzuku firmos me Dritën

Volejboll

Buzuku firmos me Dritën

Nga: K.G. Më: 13 maj 2026 Në ora: 18:16
Pamje nga prezantimi

Drita e Gjilani ka plane të mëdha për edicionin e ri.

Klubi nga Gjilani ka ngjeshur radhët me volejbollistin Diar Buzuku.

Drita synon të kompletohet në secilën repart dhe të jetë më e fortë për edicionin e ri.

“Diar Buzuku - pjesë e KV Drita – meshkujt.

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se kemi arritur marrëveshje bashkëpunimi me talentin e ri nga Lipjani, Diar Buzuku.

17 vjeçari, i cili sezonin e fundit ishte pjesë e kampionit aktual KV Ferizaj, vjen te Drita për të forcuar repartin e qendrës me energjinë, talentin dhe potencialin e tij të madh.

Diar Buzuku bashkohet me KV Drita me synime të mëdha dhe ambicie të qarta për të arritur suksese të reja së bashku me klubin tonë”, njofton KV Drita.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat