KV Vëllaznimi U16 kampion i Kosovës

Volejboll

KV Vëllaznimi U16 kampion i Kosovës

Më: 19 maj 2026 Në ora: 12:58
Vëllaznimi

Në sallën e Fakultetit “Fehmi Agani” në Gjakovë, u zhvillua ndeshja finale e kampionatit në konkurrencën e meshkujve U16.

Në finalen e madhe, Vëllaznimi tregoi dominim të plotë ndaj Golden Eagle Theranda, duke triumfuar me rezultat 3:0.

Finalja

Vëllaznimi – Golden Eagle Theranda 3:0
(25:5, 25:10, 25:7)

Me këtë fitore bindëse, Vëllaznimi shpallet kampion i Kosovës për sezonin 2025/2026 në kategorinë U16 për meshkuj, duke kurorëzuar një edicion shumë të suksesshëm.

Trofeun dhe medaljet për ekipet finaliste i dorëzoi Merkur Zhubi, anëtar i bordit të FVK-së.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat