Kosova ka vazhduar serinë pozitive të rezultateve në kuadër të përgatitjeve për CEV Volleyball European League 2026, duke shënuar fitore 3:1 ndaj Maqedonisë së Veriut në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Palestrën “Ilaz Kodra” në Skenderaj.
“Vajzat e drejtuara nga përzgjedhësi Lorik Ilazi treguan edhe një herë paraqitje të mirë, duke konfirmuar progresin e ekipit në prag të sfidave zyrtare që e presin Kombëtaren gjatë muajit qershor.
Kjo ishte fitorja e katërt radhazi në ciklin e ndeshjeve përgatitore, pas dy fitoreve të regjistruara ndaj Shqipërisë dhe dy fitoreve ndaj Maqedonisë së Veriut.
Stafi teknik, i përbërë nga Lorik Ilazi, Ylli Kadriu, Vlora Berisha dhe Alberto Ruiz Rubio, po vazhdon punën intensive për ngritjen e formës sportive dhe harmonizimin e ekipit para debutimit në Ligën Evropiane”, njofton FVK.