Kosova fiton një set ndaj Spanjës, por jo edhe ndeshjen

Volejboll

Kosova fiton një set ndaj Spanjës, por jo edhe ndeshjen

Më: 6 qershor 2026 Në ora: 19:52
Kombëtarja A e vajzave e Kosovës

Kombëtarja A e vajzave e Kosovës në volejboll ka zhvilluar ndeshjen e saj të parë në edicionin 2026 të CEV European League, duke u përballur me Spanjën në kuadër të turneut të parë që po mbahet në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Përballë një kundërshtari me përvojë të madhe ndërkombëtare, vashat tona luftuan deri në fund, duke arritur të fitojnë setin e tretë dhe duke treguar karakter në debutimin e tyre në këtë garë.

Kosova pësoi humbje nga Spanja me rezultat 1:3 (9:25, 18:25, 25:20, 17:25). “

Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe stafit teknik të përbërë nga Ylli Kadriu, Vlora Berisha dhe Alberto Ruiz Rubio, Kombëtarja e Kosovës tregoi rritje të lojës gjatë takimit.

Pas dy seteve të para të fituara nga Spanja, “Dardanet” reaguan fuqishëm duke fituar setin e tretë, por në setin e katërt spanjollet arritën ta menaxhojnë epërsinë dhe ta mbyllin takimin me rezultat 3-1.

Federata e Volejbollit e Kosovës u uron suksese vajzave dhe shtabit teknik në vazhdimin e garës dhe në përfaqësimin sa më dinjitoz të vendit tonë në CEV Volleyball European League 2026”, thuhet nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat