Valon Nikqi përfaqëson Kosovën në CEV European League

Volejboll

Valon Nikqi përfaqëson Kosovën në CEV European League

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 13:20
Pamje

Derisa Kombëtaret e Kosovës po përfaqësojnë vendin tonë në parket në kuadër të CEV European Volleyball League 2026, volejbolli po vazhdon të jetë i pranishëm edhe në organizimin dhe administrimin e kësaj gare prestigjioze.

“Sekretari i Përgjithshëm i Federatës së Volejbollit të Kosovës, Valon Nikqi, është angazhuar në cilësinë e delegatit zyrtar të CEV në turneun që po zhvillohet në Strumicë të Maqedonisë së Veriut.

Në këtë grup garojnë përfaqësueset e Luksemburgut, Holandës dhe Maqedonisë së Veriut, ndërsa besimi i dhënë nga CEV për një tjetër zyrtar të volejbollit kosovar dëshmon vlerësimin që gëzojnë kuadrot tona në arenën ndërkombëtare.

Ky është një tjetër përfaqësim i rëndësishëm për volejbollin e Kosovës, krahas paraqitjeve që po bëjnë Kombëtaret tona të vajzave dhe djemve në CEV European League”, ka njoftuar Federata e Volejbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat