Kosova sfidohet nga boshnjaket

Volejboll

Kosova sfidohet nga boshnjaket

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 13:59
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja A e vajzave e Kosovës në volejboll rikthehet sot në aksion për ndeshjen e dytë në kuadër të CEV European League 2026.

Do të përballet me nikoqirin e turneut të parë, Bosnjën dhe Hercegovinën.

“Pas debutimit në këtë garë evropiane, “Dardanet” synojnë të vazhdojnë të tregojnë karakter, angazhim dhe shpirt garues, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në arenën ndërkombëtare.

Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe stafit teknik të përbërë nga Ylli Kadriu, Vlora Berisha dhe Alberto Ruiz Rubio, ekipi ynë kombëtar është gati për një tjetër sfidë të rëndësishme”, ka njoftuar Federata e Volejbollit e Kosovës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat