Kosova mposhtet edhe nga Bosnja

Volejboll

Kosova mposhtet edhe nga Bosnja

Më: 7 qershor 2026 Në ora: 19:45
Kosova

Kombëtarja A e vajzave e Kosovës ka zhvilluar ndeshjen e dytë në kuadër të turneut të parë të CEV Volleyball European League 2026, duke u përballur me nikoqirin Bosnjën dhe Hercegovinën.

Volejbollistet tona zhvilluan një paraqitje të mirë, duke rritur nivelin e lojës nga seti në set dhe duke rivalizuar deri në pikët e fundit, veçanërisht në setin e tretë.

Bosnja dhe Hercegovina triumfoi me rezultat 3:0 (25:18, 25:22, 25:23) ndaj Kosovës.

“Nën drejtimin e përzgjedhësit Lorik Ilazi dhe stafit teknik Kombëtarja e Kosovës tregoi karakter dhe luftë sportive gjatë gjithë takimit, duke dëshmuar progres.

Pas përfundimit të turneut në Bosnjë dhe Hercegovinë, fokusi i “Dardaneve” zhvendoset te turneu i dytë i CEV Volleyball European League, i cili do të zhvillohet në Greqi”, njofton FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat