Pas ndeshjeve të raundit të parë, Kombëtarja e Shqipërisë udhëton drejt Finlandës për të vijuar rrugëtimin në European League 2026 nw volejboll.
“Në këtë raund, kuqezinjtë do të përballen me përfaqësueset e Finlandës dhe Kroacisë, në dy sfida të rëndësishme që do të vënë në provë forcën, karakterin dhe ambicien e ekipit tonë për një vend në elitën e volejbollit europian”, ka njoftuar Federata Shqiptare e Volejbollit.
Raundi i dytë zhvillohet në Finlandë, nga data 12 deri më 14 qershor.
Programi i ndeshjeve të kombëtares
12 Qershor – 17.00
Shqipëri - Finlandë
13 Qershor – 15.00
Kroaci - Shqipëri