Ferizaj mahnit, kampione e Kosovës U-20

Volejboll

Ferizaj mahnit, kampione e Kosovës U-20

Më: 10 qershor 2026 Në ora: 23:21
Ferizaj

Sonte është zhvilluar finalja e Kampionatit të Kosovës në volejboll për vajza U20, ku në ndeshjen vendimtare u përballën Prishtina Elite dhe KV Ferizaj.

Prishtina Elite pësoi humbje nga KV Ferizaj me rezultat  1:3 (14:25, 20:25, 27:25, 15:25)

“Në një finale me atmosferë sportive dhe angazhim të lartë nga të dyja skuadrat, KV Ferizaj arriti të triumfojë me rezultat 3:1 në sete, duke e fituar titullin e kampionit në kategorinë U20 për vajza.

KV Ferizaj e nisi ndeshjen shumë mirë, duke dominuar në dy setet e para me lojë të organizuar, pritje stabile dhe efikasitet në sulm. Prishtina Elite reagoi në setin e tretë, ku pas një gare të fortë dhe pikëve të ngushta arriti ta fitojë setin me rezultat 27:25, duke e mbajtur të hapur finalen.

Megjithatë, në setin e katërt, KV Ferizaj riktheu kontrollin e lojës dhe me paraqitje të sigurt arriti ta mbyllë ndeshjen me rezultat 25:15, duke siguruar fitoren dhe titullin e kampionit.

Pas përfundimit të ndeshjes, për të dyja ekipet finaliste u ndanë medalje, si vlerësim për paraqitjen dhe suksesin e treguar gjatë kampionatit. Ndërsa, kupën për ekipin fitues, KV Ferizaj, e ndau nënkryetarja e Federatës së Volejbollit të Kosovës, Emine Ramadani Reka.

Finalja tregoi nivel të mirë të garës në kategoritë e reja dhe dëshmoi punën e vazhdueshme të klubeve në zhvillimin e volejbollit të vajzave në Kosovë.

FVK uron KV Ferizajn për suksesin e arritur dhe titullin e kampionit të Kosovës U20 për vajza, duke i përgëzuar lojtaret, stafin teknik dhe klubin për punën, përkushtimin dhe paraqitjen e suksesshme në këtë kampionat”, ka bërë të ditur FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat