Ferizaj është kampione e Kosovës U-20 në volejboll.
Trajnerja Arta Ramadani është krenare me lojën, fitoren dhe suksesin e vashave të saja, por shprehet kritike në një rast.
“Interesante si disa finale konsiderohen të rëndësishme vetëm me fjalë.
Ata që ishin aty e dinë sa shumë vlente ai moment, ndërsa për të tjerët duket se nuk ishte mjaftueshëm i rëndësishëm për t’u vënë re.
Në fund, medaljet, rezultatet dhe mundi mbeten histori; arsyet e mungesës harrohen shpejt”, ka reaguar Ramadani.