Estonia më e fortë ndaj Kosovës

Volejboll

Estonia më e fortë ndaj Kosovës

Më: 12 qershor 2026 Në ora: 23:46
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja A e meshkujve e Kosovës e zhvilloi ndeshjen e parë të turneut të dytë të CEV European Volleyball League, ku u përball me nikoqirin Estoninë.

Përballë një kundërshtari me përvojë dhe cilësi të lartë, “Dardanët” luftuan në secilin set, por në fund u mposhtën me rezultat 0:3 (13:25, 13:25, 9:25).

Estonia e nisi më mirë takimin dhe arriti ta kontrollojë ritmin e lojës në setin e parë, duke e mbyllur atë 25:13. Edhe në setin e dytë, volejbollistët tanë u përpoqën të gjenin reagimin e duhur, por vendasit ruajtën epërsinë dhe fituan me të njëjtin rezultat, 25:13.

Në setin e tretë, Kosova vazhdoi të luftojë për çdo pikë, megjithatë Estonia nuk lejoi befasi dhe e përfundoi takimin me 25:9, për rezultatin përfundimtar 3:0.

Pavarësisht rezultatit, Kombëtarja e Kosovës vazhdon rrugëtimin në këtë edicion të CEV European Volleyball League, me fokus të plotë te sfida e radhës, ku synon paraqitje edhe më të mirë dhe rritje të vazhdueshme të nivelit të lojës.

FVK i inkurajon “Dardanët” të vazhdojnë me të njëjtin përkushtim dhe u uron suksese në ndeshjet e ardhshme të garës..

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat