Shqipëria “dorëzohet” edhe ndaj Kroacisë

Volejboll

Shqipëria “dorëzohet” edhe ndaj Kroacisë

Më: 13 qershor 2026 Në ora: 17:31
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e Shqipërisë e meshkujve në volejboll ka mbyllur sot serinë e ndeshjeve të raundit të dytë të Volleyball European League (Liga Europiane e Volejbollit).

Në Finlandë, ku u luajtën sfidat e këtij raundi, Shqipëria u mund 3-0 nga Kroacia (25-17, 25-16, 25-19).

Ashtu sikurse një ditë më parë ndaj Finlandës, epërsia´e ekipit kundërshtar isnhte e madhe, duke e dominuar ndeshjen ndaj kuqezinjve dhe e merituan fitoren.

Për asnjë moment djemtë e trajnerit Jani Melka nuk arritën të rivalizojnë, duke qenë gjithnjë në mendje.

Të trija setet ishin fotokopje të nëra-tjetrës, me kroatët që shkëputeshin nga pika në pikë, duke mos e vënë në diskutim fitoren. Shqipëria ishte e pafuqishme të rivalizojë, duke pësuar humbjen e katërt në këtë turne (ka humbur edhe dy takime e një javë më parë).

Raundi 2 – Finlandë

12 qershor

Shqipëri – Finlandë, 0-3

Kroacia (pushim)

13 qershor

Kroaci – Shqipëri, 3-0

Finlanda (pushim)

14 qershor

Finlandë – Kroaci, 15:30

Shqipëria (pushim)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat