Kombëtarja e Shqipërisë para sfidave të vështira

Volejboll

Kombëtarja e Shqipërisë para sfidave të vështira

Më: 17 qershor 2026 Në ora: 16:33
Shqipëria

Vajzat kuqezi janë gati për Raundin e tretë dhe të fundit të CEV Volleyball European League.

Pas ndeshjeve të raundit të parë dhe të dytë, Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra luan në Tiranë këtë fundjavë raundin final për një vend mes më të mirave të Europës.

Në këtë raund, vajzat e Kombëtares do të përballen me Austrinë dhe Suedinë, në dy sfidat e fundit të rëndësishme dhe vendimtare.

Takimet e Raundit të tretë zhvillohen në Pallatin e Sportit “Feti Borova” në Tiranë, nga data 19 deri më 21 qershor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat