Kombëtarja e Kosovës shënon fitore të madhe ndaj malazezeve

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës shënon fitore të madhe ndaj malazezeve

Më: 19 qershor 2026 Në ora: 19:39
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për femra ka shkruar një nga faqet më të bukura të sportit tonë, duke e mposhtur Malin e Zi me rezultat bindës 3:0 në kuadër të CEV Volleyball European League!  

Vajzat dardane dominuan nga fillimi deri në fund, duke fituar setet: 25:19, 25:21, 25:15.

“Një paraqitje spektakolare, me karakter, disiplinë dhe shpirt luftarak, që nuk i la asnjë mundësi kundërshtarit. 

Fitorja bëhet edhe më e madhe duke pasur parasysh se vetëm pak javë më parë Mali i Zi ishte jo larg kreut ne këtë garë.

Në Pallatin e Rinisë, para publikut të saj, Kosova tregoi se po rritet me hapa të mëdhenj në skenën evropiane dhe se mund të sfidojë çdo kundërshtar.

Sonte nuk ishte vetëm një fitore. Sonte ishte një deklaratë e fuqishme se volejbolli kosovar po shkruan histori!”, ka shkruar në faqen e FVK-së.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat