Ja fituesit e Kampionatit të Kosovës në Beach Volley U18

Volejboll

Ja fituesit e Kampionatit të Kosovës në Beach Volley U18

Më: 7 korrik 2026 Në ora: 23:19
Pamje

Në ambientet e Fakultetit të Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Prishtinë u përmbyll me sukses Kampionati i Kosovës në Beach Volley U18, në konkurrencën e femrave dhe meshkujve. 

Gjatë dy ditëve të garave, të rinjtë dhe të rejat nga klubet e ndryshme të Kosovës dhuruan ndeshje cilësore, rivalitet të madh dhe një atmosferë sportive, duke dëshmuar potencialin e madh të gjeneratave të reja në disiplinën e Beach Volley.

Turneu u zhvillua sipas sistemit Double Elimination, i cili u mundësoi ekipeve të vazhdonin garën edhe pas një humbjeje, duke garantuar më shumë ndeshje, konkurrencë të drejtë dhe mundësi më të mëdha për secilin ekip për të dëshmuar vlerat e tij.

Gjatë kampionatit u zhvilluan gjithsej 64 ndeshje, prej të cilave:

44 ndeshje në konkurrencën e femrave;

20 ndeshje në konkurrencën e meshkujve.

Renditja përfundimtare
Kategoria e Meshkujve

1. Engjull Dalipi / Kejsan Mavriqi
2. Gerti Krasniqi / Loris Pajaziti
2. Endri Neziri / Art Visoka

Kategoria e Femrave
1. Loresa Zogaj / Anesa Zogaj
2. Alea Demolli / Medina Bajrami
3. Sonila Latifi / Sumea Gojnovci

Në ceremoninë përmbyllëse, ekipet më të suksesshme u shpërblyen me kupa dhe medalje, në shenjë vlerësimi për angazhimin dhe rezultatet e arritura gjatë kampionatit.

Medaljet u ndanë nga Valon Nikqi, Sekretar i Federatës së Volejbollit të Kosovës, dhe Vildane Jashari, ish-kampione në Beach Volley, ndërsa kupat për fituesit u dorëzuan nga Bahri Gjinovci, President i Federatës së Volejbollit të Kosovës.
Kampionati i Kosovës në Beach Volley U18 dëshmoi edhe një herë rritjen e vazhdueshme të këtij sporti në vend dhe përkushtimin e Federatës së Volejbollit të Kosovës për zhvillimin e kategorive të reja, duke krijuar mundësi të vazhdueshme për garim, afirmim dhe përgatitje të talenteve që do ta përfaqësojnë Kosovën në arenën ndërkombëtare. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat