Jona Krasniqi i bashkohet Skenderajt 

Volejboll

Jona Krasniqi i bashkohet Skenderajt 

Nga: K.G. Më: 8 korrik 2026 Në ora: 13:03
Volejbollistja Jona Krasniqi

Volejbollistja Jona Krasniqi ka arritur marrëveshjen me klubin e Skenderajt.

Krasniqi ka luajtur me sukses për të gjitha grupmoshat e kombëtares së Kosovës.

Skenderaj pritet të jetë më i fortë me Krasniqin.

“KV Skenderaj ka kënaqësinë të prezantojë afrimin e radhës për sezonin 2026/2027.

Jona Krasniqi i bashkohet ekipit tonë në pozitën e pasueses, si një nga talentet më premtuese të volejbollit kosovar. 
Jona pritet të jetë një vlerë e shtuar për skuadrën tonë.

Karrierën e saj e ka nisur të KV Suti Sport, ndërsa sezonin 2025/2026 ishte pjesë e KV Fushë Kosova.

\Në nivel ndërkombëtar, Jona ka përfaqësuar Kombëtaren e Kosovës në të gjitha kategoritë e moshave: U19, U20, U21 dhe U22. Falë paraqitjeve të saj të vazhdueshme, nga viti 2025 - 2026 është pjesë edhe e Kombëtares Seniore të Kosovës:, ka njoftuar KV Skenderaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat