Vajza nga Kosova mahnit Kinën

Volejboll

Vajza nga Kosova mahnit Kinën

Nga: K.G. Më: 9 korrik 2026 Në ora: 14:49
Megi Bislimi

Volejbollistja e talentuar nga Kosova, Megi Bislimi, e cila sapo ka mbushur 18 vjeç, po vazhdon të dëshmojë talentin dhe cilësinë e saj në arenën ndërkombëtare.

Bislimi aktualisht është pjesë e klubit të njohur turk Eczacıbaşı, që garon në Ligën e Parë të Turqisë. Ditët e fundit ajo mori pjesë me akademinë e klubit në një turne në Kinë, ku me paraqitjet e saj la përshtypje të mëdha.

Për suksesin e saj ka reaguar edhe ish-reprezentuesja e Kosovës, Mimoza Shkodra, e cila nuk e fshehu krenarinë: “Kjo çikë, e dyta në botë në ISF…

Krenarë pafund për Megin dhe ekipin e saj…”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat