Grumbullohet kombëtarja e Kosovës U-17

Volejboll

Grumbullohet kombëtarja e Kosovës U-17

Më: 16 korrik 2026 Në ora: 13:23
Bahri Gjinovci e Habil Ajeti

Federata e Volejbollit e Kosovës njofton se grumbullimi i parë i Kombëtares së Kosovës U17 në konkurrencën e meshkujve do të mbahet më 17 korrik 2026, duke filluar nga ora 18:00, në Fakultetin e Edukimit Fizik dhe Sportit (FEFS) në Prishtinë.

Grumbullimi organizohet në kuadër të përgatitjeve të ekipit kombëtar, me synim identifikimin dhe përzgjedhjen e volejbollistëve më të talentuar të kësaj grupmoshe.

Shtabi teknik i Kombëtares U17 i drejtuar nga përzgjedhësi Habil Ajeti dhe ndihmësit Arif Elezi e Naim Gucati, do të bëjnë më të mirën për seleksionimin e djemve që do t’u besohet përfaqësimi i Kosovës 

Federata e Volejbollit e Kosovës fton klubet që, përveç lojtarëve të njoftuar, të informojnë edhe volejbollistët e tjerë të kësaj grupmoshe që vlerësohen se kanë potencial për të qenë pjesë e Kombëtares, në mënyrë që të jenë të pranishëm në grumbullim, të pajisur me veshje dhe pajisje sportive.

Njëkohësisht, FVK u bën thirrje klubeve që të propozojnë vetëm lojtarë që vlerësohen realisht se kanë potencial për t’u përfshirë në ekipin kombëtar, në mënyrë që procesi i seleksionimit të zhvillohet sa më efikas dhe cilësor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat