Nicole Smith është pjesë e nënkampiones së Kosovës, Ferizaj.
Volejbollistja amerikane vlerësohet si përforcim i madh.
“KVF Ferizaj ka kënaqësinë të njoftojë arritjen e marrëveshjes me volejbollisten amerikane Nicole Smith, e cila do të jetë pjesë e skuadrës sonë për sezonin 2026/2027.
Nicol vjen në Ferizaj si një përforcim i rëndësishëm, duke sjellë cilësi, profesionalizëm dhe ambicie.
Besojmë se përvoja dhe aftësitë e saj do të jenë një vlerë e shtuar për ekipin dhe do të kontribuojnë në realizimin e objektivave tona për sezonin e ri”, ka njoftuar Ferizaj.