Kosova e mbylli me fitore paraqitjen e saj në Kampionatin Ballkanik U17, duke triumfuar 3:0 (25:10, 25:13, 29:27) ndaj Moldavisë.
Me një lojë të organizuar dhe paraqitje të sigurt, volejbollistet e Kosovës regjistruan fitoren e parë në këtë edicion të turneut.
“Seti i tretë solli më shumë rivalitet, por Kosova e menaxhoi më mirë fundin e tij për ta vulosur fitoren me rezultat maksimal.
Turneu do të përmbyllet me ndeshjen e fundit të kampionatit, e cila zhvillohet nga ora 17:00 në Pallatin e Sporteve “Bill Klinton” në Ferizaj, ku përballen Shqipëria dhe Turqia”, thuhet nga FVK.