Shqipëria U20 superiore ndaj Irlandës

Volejboll

Shqipëria U20 superiore ndaj Irlandës

Më: 26 korrik 2026 Në ora: 23:02
Kombëtarja U20 e Shqipërisë

Kombëtarja U20 e Shqipërisë regjistroi një tjetër paraqitje shumë të mirë në Turneun Ndërkombëtar U20 që po zhvillohet në Boario në Itali, duke triumfuar ndaj Irlandës me rezultatin 3:0 (25:7, 25:15, 25:18).

Volejbollistet shqiptare treguan lojë më të mirë ndaj irlandezeve.

“Vajzat kuqezi dominuan takimin nga fillimi në fund, duke treguar cilësi, përqendrim dhe lojë të organizuar në çdo set.

Urime ekipit dhe stafit teknik për këtë fitore.

Suksese në ndeshjet e radhës!”, thuhet nga FSHV.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat