Kosova nuk ia del as me Bullgarinë U-17

Volejboll

Kosova nuk ia del as me Bullgarinë U-17

Më: 6 gusht 2026 Në ora: 17:48
Topi

Kosova pësoi humbje me rezultat 0:3 (9:25, 16:25, 17:25) ndaj Bullgarisë në ndeshjen e tretë të BVA U17 Kampionatit Ballkanik në volejboll për meshkuj, që po zhvillohet në Farkë të Shqipërisë. 

“Bullgaria dominoi në setin e parë.

Ndërsa Kosova tregoi përmirësim në vazhdim të takimit, por nuk arriti të shmangte humbjen me rezultat 3:0.

Kombëtarja e Kosovës do të synojë ta mbyllë turneun me një paraqitje pozitive në ndeshjen e mbetura për plasman”, thuhet nga FVK.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat