Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Volejboll

Kombëtarja e Kosovës në volejboll nis përgatitjet për Lojërat Mesdhetare

Më: 8 gusht 2026 Në ora: 10:28
Fotoilustrim

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për vajza është grumbulluar në Ferizaj, ku ka nisur fazën përgatitore për pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Përgatitjet e ekipit kosovar do të zhvillohen deri më 18 gusht, kur “Dardanet” do të udhëtojnë drejt Tarantos së Italisë, ku do të zhvillohet gara. Kosova është pjesë e Grupit B, së bashku me Turqinë, Greqinë, Algjerinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Ndeshjen e parë në këtë kompeticion, Kosova do ta zhvillojë më 20 gusht ndaj Greqisë, me fillim nga ora 20:00. Një ditë më vonë, më 21 gusht, nga ora 11:00, vajzat kosovare do të përballen me Algjerinë, ndërsa më 24 gusht, në të njëjtën orë, do të luajnë ndaj Maqedonisë së Veriut. Faza e grupeve për Kosovën do të përmbyllet më 26 gusht, me përballjen ndaj Turqisë, e cila do të zhvillohet nga ora 14:00, ku dy ekipet e para të secilit grup do të sigurojnë kualifikimin në gjysmëfinale.

Kombëtarja e Kosovës synon të zhvillojë një paraqitje sa më të mirë në këtë turne dhe të përfaqësojë denjësisht vendin në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat