“Taranto 2026”, Kosova mëson orarin e ndeshjeve në volejboll

Volejboll

“Taranto 2026”, Kosova mëson orarin e ndeshjeve në volejboll

Më: 18 gusht 2026 Në ora: 09:02
Fotoilustrim

Kombëtarja e Kosovës në volejboll do të nis këtë javë garat në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Federata e Volejbollit e Kosovës ka publikuar orarin e ndeshjeve për ekipet kombëtare, me Kosovën që do të përfaqësohet në konkurrencën e vajzave dhe të meshkujve.

Te vajzat, Kosova do ta zhvillojë ndeshjen e parë më 20 gusht ndaj Greqisë, duke filluar nga ora 20:00. Më pas, më 21 gusht, përballet me Algjerinë në ora 11:00, ndërsa më 24 gusht luan ndaj Maqedonisë së Veriut, po nga ora 11:00.

Ndeshjen e fundit në këtë fazë, volejbollistet kosovare do ta zhvillojnë më 26 gusht kundër Turqisë, në ora 14:00.

Në konkurrencën e meshkujve, Kosova po ashtu e nis turneun më 20 gusht ndaj Greqisë, në ora 12:00. Më 22 gusht, kundërshtar do të jetë Spanja, ndërsa një ditë më vonë Kosova përballet me Egjiptin.

Faza e parë për meshkujt mbyllet më 25 gusht, kur Kosova do të ketë përballë Turqinë, në ora 14:00.

Të dyja kombëtaret kosovare synojnë paraqitje sa më të mira në këtë garë ndërkombëtare, në një tjetër mundësi për të promovuar volejbollin e Kosovës në arenën mesdhetare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat