Kosova përballë Turqisë

Volejboll

Kosova përballë Turqisë

Më: 25 gusht 2026 Në ora: 13:06
Kombëtarja e Kosovës

Kombëtarja e Kosovës në volejboll për meshkuj sot do ta zhvillojë ndeshjen e radhës në kuadër të Lojërave Mesdhetare “Taranto 2026”.

Pas tri paraqitjeve të para në këtë garë, “Dardanët” rikthehen në parket për një tjetër sfidë të fortë, kësaj radhe ndaj Turqisë.

Ndeshja Kosovë – Turqi zhvillohet sot, nga ora 14:00, në kuadër të Lojërave Mesdhetare në Taranto, raporton kosovapress.

Volejbollistët kosovarë synojnë të japin maksimumin në këtë përballje dhe të vazhdojnë paraqitjet e tyre në pjesëmarrjen historike në këtë ngjarje shumësportëshe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat