Volejbollistja Zyla Kadriu do të vazhdojë karrierën në volejbollin e Çekisë.
Lajmi bëhet i ditur nga klubi i Skenderajt.
Ky është një hap i madh për Kadriun.
“Nga Skenderaj në Superligën Çeke.
Zyla Kadriu ka nënshkruar kontratë me VK Jihostroj Çeske Budejovice dhe në sezonin 2026/27 do të jetë pjesë e DATART Extraliga, niveli më i lartë i volejbollit të femrave në Çeki, ku konsiderohet në mesin e 10 ligave më të forta në Europë.
Zyla bëhet volejbollistja e parë kosovare në histori që do të luajë në Superligën Çeke, duke dëshmuar se edhe nga një vënd i vogël mund të dalin talente të mëdha”, ka njoftuar KV Skenderaj..