Italia regjistron fitoren e tretë në tri ndeshje dhe siguron kualifikimin për fazën e 1/8 të finales në Kampionatin Ecvropian në volejboll, me dy ndeshje ende për t’u luajtur.
Qendërlojtari i Modenës, Pardo Mati, ishte lojtari kryesor i Italisë, duke realizuar 22 pikë dhe duke u shpallur qartësisht MVP i ndeshjes.
Skuadra e trajnerit Ferdinando De Giorgi bëri një tjetër hap përpara në zhvillimin e saj. Italia humbi një set në mënyrë të pabesueshme, por reagoi si kampione dhe e mbylli takimin me fitoren 3:1 (25:17, 25:27, 25:10, 25:19) ndaj Sllovakisë.
Azzurrët treguan përmirësim të dukshëm në bllok dhe në mbrojtje. Gjatë ndeshjes u aktivizua edhe Luca Porro, ndërsa në fund të setit të tretë hyri Alessandro Michieletto, i cili u la për një rrotacion në vijën e parë, por me lirinë edhe për të sulmuar.
Sllovakia luajti pa frikë dhe goditi fort, por diferenca në nivelin teknik u pa qartë që në setin e parë. Italia e dominoi atë, me Pardo Mati si protagonist absolut.
Qendërlojtari shënoi 7 pikë vetëm në setin e parë, ishte dominues në bllok dhe shumë i shpejtë në sulm. Italia bëri disa gabime në bllok, por në përgjithësi nuk dukej në vështirësi.
Në setin e dytë, megjithatë, Italia ra në ritëm dhe lejoi Sllovakinë të luante pikë për pikë. Ishte një set i bezdisshëm dhe i mbushur me gabime.
Blloku italian nuk funksionoi mirë dhe la hapësira që sllovakët i shfrytëzuan.
Gabimi i pabesueshëm në fund të setit
Në fund ndodhi një episod shumë i diskutueshëm.
Sulmi i Sllovakisë dukej sikur kishte prekur antenën dhe arbitri akordoi 26:24 për Italinë.
Por Sllovakia kërkoi challenge dhe pamjet treguan se topi kishte prekur fillimisht bllokun e Bottolos.
Italia pësoi goditjen psikologjike dhe përfundimisht humbi setin (25:27).
Në setin pasardhës, Giannelli dhe shokët e tij e dominuan plotësisht Sllovakinë, duke e lënë kundërshtarin në vetëm 10 pikë dhe duke marrë kontrollin e ndeshjes drejt fitores.
Në fund, Pardo Mati shënoi 22 pikë, duke qenë padyshim MVP i ndeshjes.
Pas tij, Bottolo dhe Romanò realizuan nga 16 pikë secili.
Të martën Italia përballet me Republikën Çeke.