Kombëtarja e Portugalisë shumë e fortë për Maqedoninë e Veriut, duke i mposhtur me rezultat 3:0 (25:13, 25:20 dhe 25:20) në ndeshjen e katërt të fazës së grupeve të EuroVolley 2026 në Sofje.
Në një përballje direkte për një vend në fazën tjetër, të zhvilluar në arenën "8888" në Sofje, Maqedonia humbi ndaj Portugalisë në tre sete radhazi.
Ekipi portugez dominoi plotësisht në setin e parë, duke e fituar lehtësisht.
Një ecuri e ngjashme vijoi edhe në dy setet pasuese, edhe pse volejbollistët maqedonas bënë pak më shumë rezistencë.
Megjithatë, në fund, fitorja e kundërshtarit ishte më se e merituar.
Me këtë rezultat, ekipi maqedonas humbi çdo mundësi të mbetur për të kaluar në fazën tjetër të Kampionatit Evropian. Kjo shënoi humbjen e katërt të Maqedonisë në po aq përballje me Portugalinë.