Më datat 18-20 shtator do të nisë Kupa e Federatës në volejboll për femra e meshkuj, eventi i parë sportiv për sezonin e ri 2026-2027. Ndryshe nga më parë, ky event do të ketë një format të ri.
Të gjitha ekipet e Superligës do të marrin pjesë në këtë turne, me skuadrat e ndara në dy grupe.
Ndeshjet e fazës së grupeve do të zhvillohen në rrethe: Pogradec e Durrës për femra si dhe Shkodër e Elbasan prë meshkuj.
FSHV ka publikuar edhe ndarjen e skuadrave në grupe dhe si kalendarin e tri ditëve ndeshje, ndërkohë që dy ekipet më të mira të çdo grupi avancojnë në gjysmëfinale. Ky event është një test i mirë para fillimit të kampionatit.
Kupa FSHV-Femra (18-20 shtator)
Pogradec-Grupi A: Pogradeci, Lushnja, Partizani, Skënderbeu
Durrës-Grupi B: Tirana, Teuta, Vllaznia, Dinamo
Kupa e FSHV-Meshkuj (18-20 shtator)
Shkodër-Grupi A: Erzeni, Vllaznia, Partizani
Elbasan-Grupi B: Tirana, Skënderbeu, Elbasani, Studenti