Sllovenia kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Volejboll

Sllovenia kualifikohet në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian

Nga: K.G. Më: 23 shtator 2026 Në ora: 19:41
Pamje nga ndeshja

Kombëtarja e volejbollit të Sllovenisë është kualifikuar në gjysmëfinale të Kampionatit Evropian.

Sllovenia, në ndeshjen çerekfinale, ishte më e mirë se Belgjika dhe fitoi me rezultat 3:1 (25:22, 25:22, 20:25, 25:13).
Lojtari më efikas i Sllovenisë ishte Rok Mozhiq, me 18 pikë. Nik Mujanoviq shënoi 14 pikë, ndërsa Klemen Çebulj 12.

Te Belgjika, më i dalluari ishte Ferre Reggers, me 23 pikë, ndërsa Basil Dermo shënoi 13.

Sllovenia kishte kaluar edhe fazën e 1/8 së finales në mënyrë bindëse, ku kishte mposhtur Serbinë, duke i shkaktuar një humbje shumë të thellë.

Në gjysmëfinale, Sllovenia do të përballet me Poloninë.

Në çerekfinalen tjetër, e cila zhvillohet sonte në orën 21:05, takohen Italia dhe Finlanda.

Fituesi i kësaj ndeshjeje do të luajë në gjysmëfinale kundër Francës.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen të premten.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat