Franca – Polonia, finalja e Kampionatit Evropian

Volejboll

Franca – Polonia, finalja e Kampionatit Evropian

Nga: K.G. Më: 25 shtator 2026 Në ora: 22:57
Pamje nga ndeshja

Franca e mposhti Finlandën me rezultat 3:1(25:17, 18:25, 25:18, 25:15) në gjysmëfinalen e Kampionatit Evropian të volejbollit për meshkuj, të zhvilluar më 25 shtator në Milano.

Në finale, Franca do të përballet me Poloninë, të shtunën në orën 21:00.

Sipas mediumit francez “Le Figaro”, Franca rikthehet në finalen e Kampionatit Evropian pas 11 vitesh.

Finalja e fundit e saj ishte në vitin 2015, kur edhe fitoi titullin e saj të vetëm evropian deri atëherë.

Finlanda kishte ardhur në gjysmëfinale pas fitores befasuese ndaj Italisë, kampiones së botës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat