Sllovenia dhe Finlanda do të përballen sot në orën 17:00 për medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian në volejboll.
Për Finlandën kjo është një mundësi historike.
Finlanda futet në ndeshje për të fituar medaljen e parë në historinë e Kampionateve Evropiane të volejbollit.
Ndërkohë, në mbrëmje, në orën 21:00, Polonia dhe Franca do të përballen për kurorën e Evropës.