Finlanda në histori, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Volejboll

Finlanda në histori, fiton medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian

Nga: K.G. Më: 26 shtator 2026 Në ora: 19:26
Pamje nga ndeshja

Finlanda në histori, është fituese e medaljes së bronztë në Kampionatin Evropian në volejboll.

Finlanda, me fitoren 3:0 (25:23, 25:20, 29:27) ndaj Sllovenisë, fitoi medaljen e parë në historinë e saj, ndërsa Sllovenia, pas tri sukseseve radhazi, kthehet në shtëpi pa medalje.

Kombëtarja sllovene e volejbollit e përfundoi verën e gjatë me ndeshjen për medaljen e bronzit kundër Finlandës. Pavarësisht se Sllovenia konsiderohej favorite, nuk ia doli. Finlanda ishte më e mirë.

Kampionati Evropian i volejbollit për Slloveninë përfundoi me zhgënjim në Milano, pas euforisë dhe rritjes së formës në Torino.

Në dy ditë, sllovenët nuk arritën të fitojnë asnjë set.

Pas humbjes së pritshme në gjysmëfinale ndaj Polonisë, një ditë më vonë ata u mposhtën me meritë edhe nga Finlanda, e cila e dëshironte medaljen e bronzit më shumë se volejbollistët sllovenë.

“Sllovenëve nuk mund t’u mohohet lufta dhe angazhimi, por në fushë shumë gjëra nuk u funksionuan, veçanërisht te Nik Mujanoviq, i cili të premten shpenzoi shumë energji. 

Selektori Fabio Soli mund të ishte i kënaqur me paraqitjen e ekipit ndaj Polonisë. Kundër Finlandës ai e hodhi në fushë formacionin më të fortë, por shpejt u pa se lojtarët ishin të lodhur.

Kjo vlente veçanërisht për Klemen Çebulj, të cilit i kishte mbaruar energjia. Ai iu bashkua kombëtares pas vetëm 14 ditësh stërvitjeje në Poloni. Edhe Mujanoviq pati vështirësi, ndonëse luftoi me të gjitha forcat. Në anën tjetër, Finlanda kishte shumë lojtarë në formë”, shkruan media sllovene “Delo”.

Finlanda fitoi medaljen e bronztë, të parën në historinë e saj në Kampionatin Evropian, ndërsa Sllovenia e përfundoi turneun në vendin e katërt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat