Studenti mposht kampionët e Partizanit në finale

Volejboll

Studenti mposht kampionët e Partizanit në finale

Më: 27 shtator 2026 Në ora: 18:31
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Studentit në volejboll për meshkuj fitoi të dielën pasdite Kupën e Federatës në volejboll për meshkuj për sezonin 2026-2027.

Në finalen e luajtur në Farkë, skuadra e trajnerit Batalli fitoi 3-0 ndaj Partizanit.

Ndonëse pritej një finale më e fortë, në fushë dominoi skuadra e Studentit, që arriti deri diku një rezultat surprizë, duke dominuar në të trija setet (25-17, 25-14, 25-22). Kampionët e Partizanit ishin larg asaj që pritej.

Në të trija setet ishte Studenti ai që dominoi në fushë, duke u shkëputur gradualisht pas cdo pike. Partizani ishte i pafuqishëm të përballonte ritmin e Studentit, fuqëzuar edhe nga dia lojtarë të huaj në merkaton e verës.

Kupa e Federatës-Meshkuj (Gjysmëfinale)

Studenti – Erzeni, 3-1

Partizani – Tirana, 3-2

Finale-Meshkuj

Studenti – Partizani, 3-0

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat