Pas Kupës së Federatës nis kampionati

Volejboll

Pas Kupës së Federatës nis kampionati

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 13:43
Pamje nga ndeshja

Pasi ka mbyllur eventin e Kupës së Federatës, volejbolli shqiptar do të nisë menjëherë me ndeshjet e javës së parë të Kampionatit Kombëtar, sezoni sportiv 2026-2027.

Superliga e femrave nis që të martën (29 shtator) me ndeshjen Tirana-Lushnja, ndërkohë që java e parë në të dyja kategoritë do të kompletohet më datat 2-3 tetor me takimet e radhës.

Dhe që në javën e parë spikatin duelet e forta, si Pogradeci-Skënderbeu te femrat e Studenti-Partizani te meshkujt. Praktikisht, ekipet finalist të Kupës së Federatës do të përballen sërish mes tyre, këtë herë në kampionat.

Superliga-Meshkuj (java 1)

Vllaznia – Elbasani (2 tetor)

Studenti – Partizani (2 tetor)

Erzeni – Skënderbeu (3 tetor)

Tirana (pushim)

Superliga-Femra (java 1)

Tirana – Lushnja (29 shtator)

Vllaznia – Teuta (2 tetor)

Dinamo – Partizani (2 tetor)

Pogradeci – Skënderbeu (3 tetor)

Kategoria e Parë-Femra (java 1)

Flamurtari – Apolonia (2 tetor)

Mirdita – Korabi (3 tetor)

Studenti – Elbasani (3 tetor)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat