Tirana, shumë e fortë për Lushnjën

Volejboll

Tirana, shumë e fortë për Lushnjën

Më: 29 shtator 2026 Në ora: 18:46
Tirana

Ka startuar ditën e sotme kampionati kombëtar i volejbollit për femra me sfidën Tirana-Lushnja.

Vajzat bardheblu kanë nisur në mënyrën më të mirë sezonin e ri, duke mposhtur me rezultatin 3-0 rivalet nga Lushnja.

Tirana ka dominuar të gjithë takimin, duke mos vënë në asnjë moment në diskutim fitoren.

Vajzat bardheblu dominuan setin e parë, të cilën e fituan me rezultatin 25-6. Dy setet e tjera Tirana i fitoi me të njëjtin rezultat 25-12.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat