Pas përgatitjeve dhe pritjes për startin e sezonit të ri, këtë fundjavë nis zyrtarisht gara në Superligën A të Kosovës në volejboll për femra.
Sezoni 2026-27 sjell përballje interesante që në xhiron e parë.
P:ra, me skuadrat që do të kërkojnë ta nisin mbarë rrugëtimin e tyre drejt objektivave të sezonit.
“Federata e Volejbollit të Kosovës u uron të gjitha klubeve, lojtareve, trajnerëve, gjyqtarëve, zyrtarëve dhe gjithë komunitetit të volejbollit një sezon të suksesshëm, me shumë emocione, rivalitet sportiv, fair-play dhe mbi të gjitha shëndet e shumë fat në garat e reja!”, shkruan FVK.